Site icon PORTALB

Sulm terrorist në Turqi, 1 polic i vdekur dhe 5 të plagosur

Policia e Turqisë

Policia e Turqisë

Në operacionin anti-terror në qytetin juglindor të Turqisë, Şırnak si pasojë e një sulmi me predhë nga terroristët e PKK-së një efektiv policie ka humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Vazhdon operacioni në këtë vend pas shtetrrethimit të shpallur më 14 dhjetor ku filloi edhe aksioni për mbylljen e gropave, hiqjen e barrikadave, neutralizimin i bombave të montuara në rrugë dhe pastrimi i rajonit nga terroristët në qyteza të ndryshme të këtij rajoni.

Gjatë këtij operacioni, anëtarët e organizatës terroriste PKK sulmuan me predhë ku një një efektiv policie ka mbetur i vrarë, ndërsa 5 të tjerë u plagosën.

Policët e plagosur u dërguan në Spitalin Shtetëror të Şırnak-ut.

Një zyrtarë i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, Eyüp Gümüş, i cili shkoi në qytetin Diyarbakır në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se si pasojë e sulmit terrorist në Cizre një efektiv i forcave të policisë ka mbetur i vrarë.

Exit mobile version