Site icon PORTALB

Adam: Goli i Shaqirit ndaj Evertonit, aksidental

Charlie Adam dhe Shaqiri

Goli fantastik i Xherdan Shaqirit kundër Evertonit ishte i paqëllimshëm, sipas mesfushorit të Stoke Cityt, Charlie Adam.

Në një intervistë për “Talksport”, Charlie Adam deklaroi që Shaqiri i ka thënë pas ndeshjes që goli ndaj Evertonit, ishte aksidental.

“E pyeta Xherdanin pas ndeshjes, ai më tha që dëshironte t’ia pasonte topin Markos (Arnautoviç), por topi fatmirësisht shkoi në rrjetë”, deklaroi Adam, përcjellë “Lajmi.net”.

“Shaqiri ka luajtur për mrekulli gjatë ndeshjeve të fundit dhe iu janë dashur vetëm golat, të cilat i arriti ndaj Evertonit”, shtoi Adam.

Exit mobile version