Site icon PORTALB

Rama: Më fal që rruga jote nuk u pastrua nga pengesat (Video)

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama uroi shqiptarët përmes një videoje dhe njoftoi publikimin e një albumi kartolinash nga rruga e reformave për të rilindur Shqipërinë.

“Gëzuar 2016! Dhe një album kartolinash për ju nga rruga e reformave për të rilindur Shqipërinë”, shkruan Rama teksa kërkon që ky album të lexohet si një përmbledhje faktesh dhe shifrash që nuk janë kurrsesi të mjaftueshme por bindëse e vlerës që puna e qeverisë ka patur”, thotë Rama.

“Vitin që vjen ne do t’i çojmë më tutje, edhe me më shumë kurajë reformat për të pastruar më tej Shqipërinë. Do të dëshiroja që këto fjalë t’ia thosha secilit sy më sy, pasi ta përqafoja vëllazërisht duke i thënë me gjithë zemër: Më fal që rruga jote nuk është pastruar nga pengesat e ngritura në të kaluarën”, shton kryeministri.

GËZUAR 2016! Dhe një album kartolinash për ju nga rruga e reformave për të rilindur Shqipërinë

Posted by Edi Rama on Thursday, 31 December 2015

Exit mobile version