Hulumtimet kanë treguar se një në dhjetë persona në jetë së paku njëherë do të ketë gurët në veshka. Për ta parandaluar këtë dhimbje aspak të këndshme, ju paraqesim lëngun e shijshëm dhe të shëndetshëm
Përbërësit:
– 1 portokall
– 1 mollë
– 1 limon
– 4 rriska shalqi
– 4 copëza akull.
Përgatitja:
1. Qëroni portokallin dhe limonin, hiqni bërthamat dhe lëvoren nga shalqiri, e të tjerat i pastroni mirë.
2. Pemët i preni në copëza dhe i hidhni në blender.
3. Shtoni akull dhe gjithçka përzieni mirë derisa të fitoni një lëng.
4. Lëngun e pini të freskët ose e ruani në frigorifer.
Këshilla:
– Lëngun ta konsumoni dy herë në ditë
– Pini shumë ujë gjatë ditës dhe një gotë ujë para gjumit, gjatë natës nëse zgjoheni dhe në mëngjes.
– Agrumet përpunojnë kalciumin, ndërsa shalqiri është duiretik, që pastron veshkat.