Site icon PORTALB

Komunikacioni në vend pa ngecje dhe ndalesa

Komunikacioni në rrugët e vendit
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta, ndërsa megjithatë në vendet më të larta dhe male vërehen  vende-vende  rrugë të lagështa, raporton MIA.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Sipas MPB, pas kontrollit të kryer të sinjalizimit të vendosur rrugor gjatë ndryshimit të regjimit të komunikacionit në përfundim me 28.12.2015, gjendja është si në vijim: autostrada Veles-Kumanovë – komunikacioni po zhvillohet në korsinë për ecje të shpejtë, autostrada Kumanovë-Veles – nuk ka ndryshim të regjimit, autostrada Shkup -Kumanovë – komunikacioni po zhvillohet në korsinë e djathtë të komunikacionit deri te kyçja në autosradën Veles-Kumanovë, autostradën Tetovë- Veles është ndërprerë korsia e komunikacionit për ndalim të detyruar të automjeteve, ndërsa komunikaiconi zhvillohet në korsinë për ndalim dhe korsinë për parakalim.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Exit mobile version