Site icon PORTALB

LSDM: Gruevski i ka dhënë 186 hektarë kullota shtetërore Nedellkovskit

LSDM

LSDM

“Kryeministri Nikolla Gruevski në vitin 2009 drejtuesit të emisioneve Milenko Nedellkovski i ka dhënë 186 hektarë kullota shtetërore për shfrytëzim 10-vjeçar”, akuzon LSDM-ja, njofton Alsat M.

Nga kjo parti pohojnë se kullota është destinuar për 744 bagëti, ndërsa Milenko e ka fituar atë me vetëm 60 dhi. Ndërsa fermerët lusin për një copë tokë për kullotjen e bagëtisë, ky i preferuar i pushtetit ka një pashallëk, sa tërë një kodër, ose 250 fusha futbolli, qëndron në deklaratën e LSDM-së, ku kërkojnë që prona e Republikës së Maqedonisë, me të cilën disponon qeveria ti ndahet fermerëve të vërtetë.

Exit mobile version