Site icon PORTALB

Zymberi: Demokracia partiake te listat e hapura, Adili: UÇK’ja nuk është BDI!

Zymberi-Adili

Zymberi-Adili

Në emisionin “Click Plus” të TV21, u diskutua për demokracinë brenda partive. Për këtë, kanë qëndrimet e tyre edhe ish luftëtarët e vitit 2001, të futur më pas në politikë. Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-anëtari i DR-së, Abedin Zymberi tha se listat e hapura do të ishin zgjidhja e vetme për demokratizimin e partive politike:

“Disa herë e kam përsëritë dhe po e përsëris përsëri, është – listat e hapura. Vetëm atëherë partitë politike do të vrapojnë pas njerëzve me autoritet. Kur të ma japë populli votën mua, atëherë lideri nuk mundet mua të më kushtëzojë për ta votuar, siç ka qenë i kushtëzuar Qufa, “votoje stemën ose emblemën ose mandatin tjetër nuk do të jesh më”, tha Zymberi.

“Presion, ose nën presion mund të bjerë vetëm një person që është servil ose nën hipotekë. Këtë e them me plot përgjegjësi”, shtoi Zulfi Adili nga partia Uniteti.

“Bindu se njerëzit janë lodhur edhe nga komandantët. Ky fenomen nuk është vetëm te shqiptarët në Maqedoni, sidomos nga keqpërdorimi i korrupsionit. Vërejtja ndaj jush është se ndoshta zëri juaj është dashur të ngritet më herët”, tha Ratkoceri.

“Periudha e pas luftës dhe keqpërdorimi i pozicioneve komandant në thonjëza, të gjithë ata komandantë të cilët thirren në emër të një kontributi ata duhet ta dëshmojnë veten në organizimin politik. UÇK-ja është histori, periudha e pasluftës nuk duhet t’i vendoset një subjekti politik si rezultat i vetëm. Zotri Abedini ka qenë në UÇK, pas luftës, kyç në politikë dhe nuk ishte në BDI, çka do të thotë kjo se Abedini nuk ka qenë pjesë e UÇK-së? Jo.  Nuk d.m.th. se UÇK duhet të identifikohet me BDI. UÇK ka qenë pjesë e gjithë popullit shqiptar”, shtoi Adili.

Në këtë debat ishte e ftuar edhe deputetja e BDI-së zonja Ermira Mehmeti, e cila edhe pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen e saj, për shkaqe subjektive nuk ishte e pranishme.

Exit mobile version