Site icon PORTALB

Real Madridi kërkon yllin e Romës

Miralem Pjaniç

Miralem Pjaniç

Të përditshmet spanjolle, Marca dhe AS së fundmi kanë raportuar se Real Madridi do të tentojë ta transferojë mesfushorin e Romës, Miralem Pjanic që në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Marca, objektivi kryesor i Realit për afatin e janarit do të jetë Pjanic.

Mesfusha e Real Madridit përbëhet nga emra të tillë si Modric, Kroos, Isco, Casemiro, James Rodriguez e Kovacic, por duket se numri një i Los Blancos, Florentino Perez, dëshiron të ia shtoi edhe një emër tjetër kësaj liste.

Sipas të përditshmeve madrilene, çmimi i kartonit të Pjaniç vlerësohet 45 milionë euro nga Roma, shifër kjo e përballueshme për arkat e klubit spanjoll.

Exit mobile version