Site icon PORTALB

Propozim­ligji për pagat për gjykatësit dhe prokurorët publikë para deputetëve

Parlamenti i RM-së

Parlamenti i RM-së

Propozim­ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, Ligjin për pagat e gjykatësve dhe Ligjin për pagat e prokurorëve publikë, të gjitha në procedurë të shkurtuar, janë në rend dite të vazhdimit të sotëm të gjashtë të seancës së 80­të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar, deputetë duhet të debatojnë edhe për Propozimligjin për plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, në lexim të parë, i parashtruar nga deputetët e opozitës.

Exit mobile version