Ish-lideri i Vetëvendosje-s, AlbinKurti, i cili aktualisht po vuan masën e arrestit shtëpiak, të shqiptuar nga GjykataThemelore, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ka vdekur me vendimin e GjykatësKushtetuese.
Ai në një intervistë për emisionin Interkativ të KTV-së, ka thënë se secili nga shtatë kapitujt e Marrëveshjes Mustafa-Vuçiq, e shkel Kushtetutën.
“Gjykata Kushtetuese e ka vrarë përfundimisht ‘Zajednicën’“, tha Kurti duke potencuar, se kryeministri Mustafa po përpiqet ta ringjallë “Zajednicën”.
Kurti tha se me 9 janar do të protestohet për rrëzimin e Qeverisë Mustafa-Thaçi.