Site icon PORTALB

Ali Ahmeti: Nisëm mbrapsht, por ia dolëm

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti në takimin me bashkëpartiakët e tij, përmendi shumë gjëra që karakterizuan vitin 2015, por edhe kësaj radhe harroi rastin e Kumanovës. Ai insiston se çështja e emrit dhe lëvizjet gjeostrategjike kanë penguar proceset eurointegruese. Ai në fjalimin e tij për fundvit për dështimin e Maqedonisë në proceset eurointegruese gishtin e ka drejtuar ka Rusia dhe Siria.

“Aty ku ka emocione nuk ka racionalitet dhe pa ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, pa ndihmën e miqve tanë ky problem nuk merr rrugë zgjidhjeje drejt kompromisit por akoma më tepër vështirësohet. U nis mbrapsht viti, problem pas problemi, bojkot pas bojkoti, mund t’i duket dikujt shaka por kriza globale sigurisht që patë ndikime të pakontestueshme në drejtim të pengimit të angazhimit të komunitetit ndërkombëtar për të ndërmjetësuar në çështjen e emrit, siç ishte lufta Rusi-Ukrainë, konfliktet e ashpra të përmasave katastrofale Irak dhe Siri”, tha Ameti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti nuk mendon se zgjedhjet e 24 prillit mund të shtyhen.

“Ne mendojmë se aspak nuk duhet të kontestohet, aspak nuk duhet të lëvizet nga kjo datë pasi nuk i kontribuojmë stabilitetit të vendit duke luajtur me data të zgjedhjeve. Kjo është një datë konsenzuale, si e tillë duhet të mbetet dhe të gjitha forcat në vend të mobilizohen, dhe kush është më i miri le të fitojë”, theksoi mes tjerash Ahmeti.

Pozitive pë Ali Ahmetin është përmbyllja e vitit me hapjen e Universitetit Shtetëror të Shkupit.

 

Exit mobile version