Site icon PORTALB

Në Detin Egje shpëtohen 350 shtetas të huaj

Ilustrim

Nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftohet se në brigjet e rajoneve në Izmir, Balıkesir dhe Aydın janë shpëtuar 350 shtetas të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në faqen e internetit të Shtabit të Përgjithshëm janë dhënë informacione në lidhje me operacionet e kërkim-shpëtimit të ndërmarrë ditën e djeshme.

Mësohet se ekipet e Komandës së Sigurisë Bregdetare në brigjet e ishullit Sungunkaya në Çeshme të qyteti Izmir kanë shpëtuar 39 persona në një “varkë shpëtimi”, ndërsa në brigjet e rajonit Karaabdullah kanë shpëtuar 111 emigrantë në 2 gomone.

Gjithashtu ekipet pasi kanë marrë njoftimet se 4 grupe kanë nevojë për ndihmë në gjiret në Bademli, Madra Çayı dhe Dikili në qytetin Izmir kanë mbërritur në rajone ku më pas kanë shpëtuar afërsisht 200 shtetas të huaj të cilët ndodheshin në 3 gomone me defekt.

Exit mobile version