Site icon PORTALB

Kocijancic demanton: Brukseli nuk është duke bërë presion në Mustafën e Vucicin për AKS-në

Maja Kocijançiç

Maja Kocijançiç

Bashkimi Evropian është njoftuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth Asociacionit të komunave serbe. Maja Kocijancic, ka deklaruar se takimi i ardhshëm i nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të dialogut, pritet të nisin në fillim të vitit 2016, por kjo behet pa kurrfarë presioni mbi palët.

“Për arritjen e kësaj marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, ne nga Brukseli nuk kemi bërë kurrfarë presioni mbi Vucicitn apo Mustafën, për nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin serbe. Përkundrazi, ata kane nënshkruar me dëshirë..,” këtë qëndrim të BE-së e ka konfirmuar zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiq.

Sipas znj.Kocijancic nëse “presim nga të gjitha palët të respektojnë vendimin” kjo nuk donë te thotë se Brukseli bën presion!

Ne ceremoninë e nënshkrimi te një serë marrëveshjes, kupto edhe atë për krijimin e asociacionit serb në Bruksel është arritur në mënyrë vullnetare mes delegacionit nga Kosova dhe atij serb, të prira nga Isa Mustafa e Hashim Thaci dhe Aleksander Vucic dhe Marko Gjuric, të cilët pas 5-6 orësh bisedimesh me ndërmjetësimin e përfaqësueses së Lartë / Zëvendës-presidentes Federica Mogherini, ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi te shumta sidomos në Kosovë dhe me gjerë, shkruan “Presheva Jonë”.

Mediat ne Kosovë dhe Serbi shkruajnë se ne Bruksel paska “pasur presion ndaj palëve”, derisa mediat serbe thonë se kishte presion mbi Mustafën, e mbi Vucicin. Ndërsa zyrtaret e Brukselit këta zëra i kanë demantuar.

Kështu sipas maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të BE ‘së ka pohuar se nuk ka pasur presion dhe se «Mustafa dhe Vucic ishin dakord për asociacionin serb ne Kosovë te cilin dokument e nënshkruan pa hezitim, me dëshirë»
Me themelimin e « asociacionit serb » jo vetëm analistët shqiptare ne Kosovë e me gjere por edhe ndërkombëtar shprehin dyshimet dhe drojën se me ketë “asociacion serbë” Kosova po rrëshqet drejt ndarjes duke u hapur dyert për një “autonomi” apo “republike” serbe.

Exit mobile version