Site icon PORTALB

Artikull i qëllimshëm që e shtrembëron fotografinë e vërtetë

[Recension: Janeva nën direktivën e e LSDM-së e lëshon Verushevskin nga paraburgimi]

E pavërtetë, manipulim, e poashtu edhe mosnjohje e procedurës ligjore… Artikull i qëllimshëm i cili në mënyrë tendencioze e shtrembëron realitetin dhe qëllimisht e mashtron publikun drejt “anës së errët”, duke seruvar buletine partiake, të “paketuara” si gjoja informata. Ka një sërë akuzash dhe etiketimesh, mirëpo askund fakte dhe argumente. Tekst-rezil!

Linku deri te artikulli origjinal: Janeva nën direktivën e e LSDM-së e lëshon Verushevskin nga paraburgimi

Data dhe koha e publikimit: 25.12.2015, 15:10

Data e recensionit: 26.12.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

NJË SËRË GABIMESH

Artikulli ka një sërë mangësish, të cilat do t’i grupojmë në tre shtylla:

 1. Aspekti ligjor dhe pavërtetësia

Prokuroria propozon heqjen e masës së paraburgimit, ndërsa gjykata vendos. Kjo do të thotë se pohimi se “Јаneva do ta lëshojë Verushevskin nga paraburgimi” është një e pavërtetë e madhe, mirëpo edhe gabim, që tregon se ai që e ka shkruar, apo e ka kopjuar tekstin, nuk ka lidhje me ndjekjen e, thënë me fjalorin gazetaresk, gjyqësisë dhe të proceseve gjyqësore. Se dikush është “humbur” në këtë temë ose qëllimisht ka devijuar, flet edhe qëndrimi i cituar i Prokurorisë speciale publike, ku thuhet qartë se çka është propozuar:

“Ju njoftojmë se nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve është propozuar heqja e masës së paraburgimit dhe përcaktimi i garancës, dhe në lidhje me këtë, e duke vepruar në bazë të kërkesës nga Gjykata, ne dhamë mendim pozitiv, ku sqaruam se për cilat arsye mendojnë se ka kushte që masa e paraburgimit të zëvendësohet me garancë”.

Për dallim nga ky material, në аrtkujt e pubikuar në mediet e tjera, mund të shihet se lajmi është transmetuar qartë dhe në mënyrë precize, ashtu siç duhet.

2. Komente, spinime, etiketime, anshmëri

Teksti që e recensojmë është “qëndisur” përplot me komente. Elementet e spinimit janë aq shumë të theksuara, sa që shikuar në përgjithësi, realiteti është shtrembëruar deri në atë masë sa që nuk mudn të dallohet.

  • Skandal i prokurores speciale publike, Katica Janeva do ta lëshojë Verushevskin nga paraburgimi.
  • Kjo është sjellje e turpshme e prokurores publike dhe gjithsesi është skandal i madh gjatë punës së saj.
  • Janeva e dëshmoi se është paravan i Zaevit, përderisa ai e shkel edhe ligjin edhe marrëveshjen e Përzhinos.
  • Javorja Fokus e cila në publik njihet si mjet partiak i informimit i LSDM-së…
  • Me vendimin e këtillë të Janevës, ajo le hapësirë të bazuar për të dyshuar se punon krejtësisht nën Со dirigjimin e Zoran Zaevit, ndërsa lirimi i Verushevskit, i cili ngarkohet për vepër të rëndë, është skandal i madh.

Anshmëria e këtij artikulli shihet prej aeroplani. Mjafton të lexohet komunikata e partisë në pushtet  dhe gjërat bëhen të qarta. Poashtu, kur do të shihen edhe tekstet e tjera, pothuajse identike, përshtypja e dirigjimit politik-partiak është e pashmangshme.

Përndryshe, për t’u theksuar është edhe ajo se për dallim nga deklaratat iniciale të kryeministrit, që u dhanë pas zgjedhjes së Janevës, ajo tashmë nuk i shkon për shtati pushtetit.

3. Mosargumentim dhe mungesë e burimeve

Ku janë argumentet ose faktet për pretendimet e bëra? Ku janë dëshmitë për “bashkëveprim” të prokurores speciale me liderin e opozitës? Kush thotë se ajo është “masha” e dikujt dhe punon në bazë të direktivave të LSDM-së? Nuk ka përgjigje në këto pyetje, më saktë nuk ka edhe burim adekuat që do t’i arsyetonte fjalët e rënda. Ndoshta është ashtu, e ndoshta edhe nuk është. Supozimet dhe spekulimet e llojit “më the-të thash” kalojnë në muhabet dhe në debate nëpër kafene, e jo në artikuj gazetaresk.

Domethënë, është gabuar teza kryesore dhe më pas ka dështim në të gjitha elementet që duhet t’i ketë një tekst normal. Ky është material për të cilin nuk duhet humbur kohë.

 

Exit mobile version