Site icon PORTALB

Mjegulla anulon fluturimet nga aeroporti i Shkupit

Për shkak të mjegullës, anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit

Për shkak të mjegullës, anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit

Mjegulla e dendur e cila në orët e paradites ka përfshirë një pjesë të vendit ka rezultuar me anulime të disa fluturimeve nga aeroporti i Shkupit, raporton Anadolu Agency.

Nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup informojnë se janë realizuar fluturimet që kanë qenë në itinerarin e mëngjesit të hershëm, ndërsa ka pengesa për fluturimin për Zyrih i cili ishte planifikuar të realizohet në orën 11:00, ndërsa nuk janë realizuar as fluturimet për Stamboll 09:45, Bergamo në ora 11:45,  Këln në orën 12:00. Gjithashtu   nuk është i sigurtë as fluturimi për Vjenë në 12:45.

Sa i përket ajrit, matjet e mëngjesit të sotëm tregojnë se Tetova dhe Shkupi vazhdojnë të kenë koncentrimet më të larta të grimcave PM 10 në ajër, ndërsa përveç këtyre dy qyteteve edhe Manastiri dhe Kërçova sot kanë të regjistruar ndotje mbi nivelin  e lejuar.

Stacionet matëse në Tetovë regjistruan koncentrim të grimcave PM1- prej 386 mikrogramëve në metër kub. Në Shkup, koncentrime më të larta ka në Qendër, prej 332 mikrogramëve, Gazi Babë 310, afër Rektoratit 279, Lisiçe 264, Karposh 252 dhe Milladinovci 96.

Në Manastir janë matur 118, ndërsa në Kërçovë 115 mikrogramë.

Ndërkohë Enti Hidrometeorologjik njofton se Republika e Maqedonisë prej të mërkurës do të përfshihet nga një ndryshim i konsiderueshëm i motit, i shoqëruar me erë mesatare verilindore dhe ulje të menjëhershme të temperaturave. Sinoptikët parashikojnë që në orët e mbrëmjes në disa pjesë të vendit të ketë shi të dobët lokal i cili  gjatë natës do të kalojë në borë.

Gjithashtu konfirmojnë se në periudhën e ardhshme Maqedonia do të jetë e përfshirë kryesisht nga një mot i thatë dhe i ftohtë.

 

Exit mobile version