Site icon PORTALB

DW: Vasaliteti i BDI-së ndaj VMRO-DPMNE-së është dëshpërues për votuesit

Lideri i VMRO-së dhe ai i BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti

Lideri i VMRO-së dhe ai i BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti

Një shkallë të lartë të apatisë tregon anketa e fundit e Institutit për Hulumtinin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë. Sipas anketës 60% nga të anketuarit janë shprehur se nuk do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Njohësit e çështjeve politike këto numra janë alarm për dëshpërimin që mbizotëron te shqiptarët, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

“Është numër real, ne kemi rënie te shqiptarët sa i përket daljeve në zgjedhje që nga viti 1990. Është trend që zgjatë dhe është refleks i dëshpërimit dhe mosbesimit në kapacitetet e partive politike shqiptare në mbajtjen e premtimeve”, ka theksuar analisti politik, Albert Musliu.

Nga ana tjetër për profesorin universitar Mersel Bilalli kjo apati është edhe si rezultat i partive të vogla opozitare që nuk kanë forcë e as energji t’i ofrojnë votuesit rreth një opcioni më të shëndoshë.

“Megjithatë, pakënaqësia kulmon edhe për shkak dëshpërimit ekonomik, social, Marrëveshjes së Ohrit, papunësisë, por edhe politika vasale- fakti se BDI është vasale ndaj VMRO-DPMNE, është irritim shtesë për votuesin”, tha Bilalli, transmeton Portalb.

Exit mobile version