Site icon PORTALB

Me tituj të pasaktë, publiku kalon në medie të tjera

[Recension: “Vazhdon kalimi i kuadrove të BDI-së te Uniteti, ja emrat e tyre”]

Keqinterpretimi dhe ndërrimi i kahjes së tekstit, përbën shkelje etike. Gazetari nuk guxon të keqinterpretoj një aktivitet politik, aq më tepër duke manipuluar me tituj. Teksti që po recensojmë flet për diçka tjetër, mirëpo autori ka vendosur titull jo adekuat dhe tendencioz. Përmbajtja e teksti, aspak nuk përputhet me konotacionin e titullit.

Linku deri te artikulli origjinal: “Vazhdon kalimi i kuadrove të BDI-së te Uniteti, ja emrat e tyre”

Data dhe koha e publikimit: 20.12.2015

Data e recensionit: 22.12.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Për të vërtetuar lexuesin për atë që thuhet në tekst, autori ka bashkëngjitur edhe kumtesën e plotë, me të cilën demanton veten dhe aktin e tij jo etik në titull. Edhe teksti edhe komunikata përputhen me njëra tjetrën, pasi në to flitet për aktivitetin e partisë politike Uniteti e cila njofton se ka filluar të formoj strukturat e saj.

Kryetarë të degëve në këto dy komuna janë kuadro të deritanishme të BDI-së, raporton “Lajm”. Për Kryetar dege në Kumanovë është zgjedhur Memet Bajrami, arsimtar, ish këshilltar në komunën e Kumanovës, si dhe ish anëtar i degës së BDI-së në Kumanovë, kurse për Kryetar dege në Likovë është zgjedhur juristi Fatmir Zimberi nga Sllupçani, ish Kryetar i Forumit rinor të BDI-së për Likovë.

Askund në tekst nuk thuhet se një kuadër i BDI-së ka kaluar në Unitet, aq më pak të përmenden emrat. Gazetari në këtë rast ka sajuar duke dashur me çdo kusht të tërheqë vëmendjen e lexuesit. Nëpërmjet titullit japim faktin më kryesor të lajmit. Titulli joshës e nxit lexuesin që të lexojë tekstin. Titulli duhet të jetë atraktiv, informativ, goditës, preciz, befasues dhe origjinal, por asnjëher shtrembërues. Standardet e gazetarisë konsiderojnë që titulli s’duhet të ketë më shumë se gjashtë fjalë, duke përjashtuar lidhëzat. Gjithsesi se duhet shmangur shenjat e pikësimit.

Exit mobile version