Site icon PORTALB

Portalet, fushëbetejë politike

Recension: “Bekim Fazliu nuk flet për vjedhjen që kanë bë aktivistët e PDSH-së në komunën e Sarajit”

Ky është një tekst me akuza të forta që nuk gjejnë mbështetje askund, dukuri e shpeshtë në portalet në gjuhën shqipe që shfrytëzohen si mjete për konfrontime politike. Portali i lajmeve “Zhurnal” në këtë rast ka ndjerë nevojën që të sulmojë një parti, dhe të drejtojë akuza për aktivitete të paligjshme,  edhe pse roli i tij nuk është të bëhet megafon politik. Për të qenë më tragjike, për të gjitha akuzat që i ka drejtuar nuk ka ofruar asnjë dëshmi që do t’i jepte peshë fjalës së shkruar.

Linku për te artikulli origjinal: Bekim Fazliu nuk flet për vjedhjen që kanë bë aktivistët e PDSH-së në komunën e Sarajit

Data dhe koha e publikimit: 22.12.2015

Data e recensionit: 23.12.2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Autori i këtij teksti ka akuzuar Partinë Demokratike Shqiptare për vjedhje votash, por nuk është munduar të marrë asnjë dëshmi, deklaratë, diçka që të paktën do të përafronte këtë bindje deri tek lexuesit. Është nisur vetëm nga një debat në emisionin “Click Plus” në Tv21 të cilin e ka lënë nën hije, pa shpjeguar se çfarë është debatuar, kush ka qenë pjesëmarrës, cilat kanë qenë argumentet dhe kundërargumentet për këtë temë. Por, gjithçka që ka bërë gazetari ka qenë supozimi se gjithë lexuesit e tijë e kanë parë debatin, dhe ai tani i jep një vlerësim fakteve që janë debatuar. Kjo fjali sa akuzuese, aq është edhe konfuze .

“Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu është shmangur që të flas për të vertetën se si partia e Thaçit përmes personave të caktuar kanë vjedhur votat në njësinë zgjedhore numër 1 dhe në komunen e Sarajit. Fazliu në pamundësi të flasë për vetveten dhe Imer Selmanin ai akuzon Komunën e Cairit” 

Këtë element të komentimit nuk guxon ta bëjë madje as një parti politike kundërshtare, pa pasur prova për një aktivitet të tillë të paligjshëm.  Autori i tekstit me bindje pohon se kjo parti në zgjedhje që nuk i saktëson se kur, ka manipuluar me rezultatin zgjedhor duke shtyrë me dhunë qytetarët që të votojnë partinë opozitare. Faktet s’janë askund.

“Ndryshe që nga viti 2000 në Komunën e Sarajit PDSH-ja, fitonte kryetarin e komunës dhe deputet në parlament, por kjo bëhej në mënyrën më të dhunshme pasi mbusheshin kutitë e votimit në mënyrë të dhunshme nga persona të caktuar nga partia e Thaçit, dhe nuk vihej në shprehje vullneti i lire i qytetarëve. Me këtë dëshmohet se Imer Selmani dhe Bekim Fazliu në mënyrë jolegjitime dhe me vota të vjedhura kanë pasur funskione shtetërore”

E në momentin që gjoja janë krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike, ka fituar partia aktuale shqiptare në pushtet.

“Mirëpo pasi zgjedhjet u realizuan në mënyr të qetë dhe demokratike, partia e Thaçit asnjëherë nuk e fitoi komunën e Sarajit dhe PDSH-ja, përjetoi një fijasko të paparë”

Në gazetari nëpërmjet Kodeksit të Gazetarëve të Maqedonisë, është bërë e qartë se si duhet të përcillet një informatë.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur”

Exit mobile version