Site icon PORTALB

Berisha i mbetet besnik Lazios

Etrit Berisha

Etrit Berisha

Për portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, interesohen disa klube në Itali, madje së fundmi po shfaq interes edhe Verona, por edhe pse nuk është titullar tek Lacio, 26-vjecari nga Prishtina nuk ka ndërmend të largohet nga klubi kryeqytetas.

Sipas mediave vendase, drejtuesit e Lacios kanë besim te aftësitë e tij dhe portieri i kombëtares kuqezi do të bëjë gjithçka për të qenë ai portieri titullar i skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli. Në këtë sezon Etrit Berisha ka patur 13 aktivizime në të gjitha kompeticionet.

Përveç Veronës, edhe Club Brugge e ka kërkuar shqiptarin dhe këtë e ka konfirmuar vetë menaxheri i Berishës. Klubi belg kishte bërë ofertë zyrtare, por Berisha e ka refuzuar menjëherë atë, pasi dëshiron të tregojë vlerat e tij tek Lacio dhe as që mendon largimin në merkaton e janarit.

Exit mobile version