Site icon PORTALB

EULEX transferon 30 lëndë për krime lufte te vendorët

Rastet e krimeve të luftës që deri më tani janë trajtuar kryesisht nga prokurorë ndërkombëtarë të misionit të EULEX-it, po transferohen te prokurorët vendor. Së fundmi, 30 raste janë transferuar nga misioni evropian te vendësit.

Këtë e ka konfirmuar për Tribuna Channel, Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Këshillin Prokurorial të Kosovës​.
Por ky mision po vazhdon të merret me hetimin e krimeve të luftës. Dragana Nikoliç Solomon zëvendës shefe e zyrës për Shtyp dhe Informim Publik në EULEX nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë çështje.

“Disa nga këto raste janë në fazën hetimore. Disa janë aktualisht në vazhdim dhe disa raste kanë përfunduar me aktgjykim dhe janë në pritje të apelit. Ne nuk mund të komentojnë çështjet që janë në proces apo nën hetime”, ka thënë ajo.

Exit mobile version