Site icon PORTALB

Një ndjesë serbe nga Tirana për krimet në Kosovë

Një ndjesë serbe nga Tirana për krimet në Kosovë

Sot në selinë qëndrore të Partisë Republikane u pritën nga kryetari i Partisë Rrepublikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, dy delegacione të Partive Republikane të Kosovës dhe Serbisë, të kryesuara nga dy krerët e tyre respektivisht, Faton Kurti i PR Kosovë dhe Nikolla Sandulloviç, i Partisë Republikane Serbe. Gjatë takimit tre kryetarët në prani edhe të përfaqësuesëve të tjerë të forcave politike në fjalë, biseduan rreth krijimit të një Unioni Ballkanik Republikan.

Për herë të parë në marrëdhënien e dy kombeve, atij Shqiptar dhe Serb, vjen një zë ndjese nga pala serbe, pikërisht nga kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviç, për krimet e luftës në Kosovë, i cili tha se “Ne jemi sot këtu që, në emër të popullit serb, i cili në shumicë e di çfarë është bërë në Kosove, kërkoj ndjesë publike për të gjitha krimet. Ne na vjen keq që popullit Kosovar, për interesa të ngushta të politikanëve serbë, iu desh kaq shumë mundë, vuajtje e gjak për të marrë lirinë e saj dhe të drejtën e fjalës. Ne e përgëzojmë, që pas gjithë këtij kalvari Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe Sovran. Serbët e mirë e njohin këtë. Sot e gjithë bota duhet të dijë këtë lajm. Ne si forcë politiike kemi synim njohjen zyrtarisht të Shtetit të Kosovës, anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO”.

Exit mobile version