Site icon PORTALB

Zejd Rexhepi: Shqiptarët duan ndryshime, përkrahja ndaj Lëvizjes BESA po e dëshmon

Zejd Rxhepi

Mbrëmë në themelimin e Këshillit vendor të fshatit Pallaticë të komunës së Zhelinës, të pranishëmve iu drejtua edhe anëtari i Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi-Zejdi.

Duke iu referuar gjendjes aktuale politike në vend, Zejd Rexhepi potencoi se shqiptarëve tanimë ka kush ua mbron interesat dhe poashtu nuk do të lejohet më të nëpërkëmbet nderi i shqiptarëve.

‘’Në takimet me qytetarët po instalojmë komunkim, ku jo vetëm ne të flasim, por një bashkëbisedim aktiv ku do dëgjojmë hallet dhe zërin e shqiptarëve. Me këtë qasje ne jemi afër çdokujt, se mungesa e një gjëje të tillë ka arritur që të anashkalohen shqiptarët dhe me këtë të nëpërkëmbet nderi i shqiptarëve. Lëvizja BESA vjen për ti thënë mjaft kësaj’’ tha Zejd Rexhepi.

Duke vazhduar mbi angazhimin e Lëvizjes BESA në ngritjen e strukturave, mes tjerash Zejd Rexhepi tha:’’Matës i angazhimit tonë janë takimet e stërmbushura ku pritet Lëvizja BESA gjë që është tregues se shqiptarët janë kundër kësaj qeverisje dhe duan ndryshime dhe me mbështetjen tuaj do fillojmë procesin e ndryshimit bashkërisht, pasi që Lëvizja BESA është në skenë që të kujdes që ky ndryshim të jetën për të mirën e shqiptarëve dhe padyshim me bashkveprim të ndërsjellë do jemi dëshmitarë të një të mire të përgjithshme’’.

Exit mobile version