Site icon PORTALB

Mes migrantëve në Maqedoni deri tani 18.089 fëmijë pa prindër

Refugjatë

­ Në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 24:00 më 27.12.2015 janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për azil gjithsej 3.954 shtetasve të huaj, prej të cilëve 1.552 janë të gjinisë mashkullore, 812 të gjinisë femërore, 1.579 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe 11 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, kumtoi MPB.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, sipas MPB­së më të numërt janë shtetasit e Sirisë ­ 1.666, Irakut 1.358 dhe Afganistanit 930. Në periudhën nga 19.06.2015 deri mbrëmë janë dhënë vërtetime për gjithsej 377.257 shtetas të huaj, nga të cilët 204.344 janë të gjinisë mashkullore, 63.562 të gjinisë femërore, 91.262 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 18.089 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë­ 210.668, pastaj të Afganistanit ­ 93.113, Irakut ­ 52.035, Iranit ­ 6.231, Pakistanit­ 5.416, Palestinës ­ 2.158, Somalisë­ 1.276, Bangladeshit­ 1.253, Marokut­ 1.317, Kongos ­ 514, Algjerisë ­ 453, Libanit­ 434, Nigerisë ­ 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Gjatë 24 orëve të kaluara deri te Sektori për azil nuk është dorëzuar kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit. Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve e deri mbrëmë në Sektorin për azil janë parashtruar 83 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna përpara me ç’rast 55 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Irakut, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit. Në IP Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për më 27 dhjetor janë evidentuar gjithsej 24 kërkues të azilit prej të cilëve 12 burra, tre gra dhe nëntë fëmijë të shoqëruar nga kujdestari.

Në mënyrë plotësuese, sipas nenit 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme, nëntë kërkues të azilit (tre burra, një grua, tre minoren me shoqërimin e kujdestarit dhe dy minoren pa shoqërim të kujdestarit) janë vendosur në një vend tjetër për strehim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Exit mobile version