Site icon PORTALB

Tetova dhe Shkupi edhe sot më të ndoturit

Shkupi - ilustrim, foto arkiv

­ Në Tetovë, Shkup, Manastir, Kërçovë dhe Koçan edhe sot janë regjistruar koncentrime të larta të grimcave PM 10. Sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sot në mëngjes në orën 8, koncentrime prej 373 mikrogramëve në metër katror janë regjistruar në Tetovë, 337 në Qendër, Gazi Babë 190, Lisiçe 258, Manastir 213, Karposh 227, Kërçovë 133 dhe Koçan 109, raporton MIA.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dje në mbledhje të jashtëzakonshme solli disa konkludime dhe rekomandime lidhur me nivelin e rritur të ndotjes së ajrit. Miratoi konkludim me të cilin u rekomandohet të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) në Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Tetovës (ku u konstatua se në dhjetë ditë të njëpasnjëshme grimcat PM 10 janë mbi kufijt e lejuar), t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç me sëmundje të sistemit respirator dhe kardiovaskular, si dhe personat nën moshën 60 vjeç me doagnozë të sëmundjes s astmës dhe sëmundjes kronike obstruktive të mushkërive (HOBB), deri më 4 janar.

Qyteti i Shkupit dhe komuna e Tetovës morën rekomandim që t’i intensifikojmë aktivitetet për pastrimin e rrugëve, posaçërisht rreth fushëndërtimeve. Qeveria e angazhoi Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor, deri më 4 janar 2016z të kryejë kontroll të përditshëm të jashtëzakonshëm në instalacionet të cilat i nënshtrohen lejes së integruar ekologjike A dhe çdo ditë t’i parashtrojë raport ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe minsitrit të Shëndetësisë.

Rekomandim morën edhe Qyteti i Shkupit dhe komunat e tjera, përmes inspektorëve të autorizuar për mjedis jetësor dhe inspektorëve komunaë, deri më 4 janar 2016 të kryejnë njëherë në javë kontroll të instalacioneve të cilat u nënshtrohen lejes së integruar ekologjike B vetëm në pjesën e emisioneve në ajër dhe imisioneve. Me atë rast, në kuadër të kontrolleve në territorin e Qytetit të Shkupit he Komunës së tetovës, të jepet rekomandimi për punë të reduktuar të kapaciteteve industriale në njësi adekuate të vetëqeverisjes lokale. Qeevria e angazhoi Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor t’i japë rekomandimet e ardhshme për qytetarët që më shpesh ta shfrytëzojnë transportin publik, të mos i përdorin automjetet pa nevojë të madhe, ta racionalizojnë përdorimin e automjeteve që nënkupton, më shumë persona të udhëtojnë me një automjet në të njejtën kohl dhe të respektohen dispozitat ligjore në pikëpamje të asaj që të mos përdoren për ngrohje të hapësirave vaj mbeturinash, mbeturina nga druri dhe mobilje me llak dhe me ngjyrë, PET ambalazh, copë gome dhe çfarëdo lloj materiali sintetik.

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor të kryejë kontroll në të gjitha autoserviset dhe nëse konstaton parregullsi gjatë punës nga kompetencat e tyre të ndërmarrë masa adekuate.

Exit mobile version