Site icon PORTALB

SHBA, nga moti i keq 43 persona humbën jetën

foto ilustrim

Në SHBA deri më tani 43 persona e kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq i cili ka përfshirë vendin gjatë javës së fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Moti i keq që goditi shtetet jugore të SHBA-ve tashmë ka kapluar edhe pjesët qendrore dhe veriore të vendit, ndërsa vazhdon të rritet numri i të vdekurve.

Nga Agjencia për menaxhimit të emergjencave thonë se si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës, shiut dhe tornadove brenda një jave në të gjithë vendin 43 persona kanë vdekur.

Në shtetin jugor Misisipi nga moti i keq gjetën vdekjen 10 persona, në Tennesse, Arkansas dhe Alabama 9, në Teksas 11, kurse në Illinois dhe Missouri 13 veta humbën jetën.

Shkaku i vdekjeve në Missouri ishin përmbytjet, ndërsa sipas policisë së qytetit Alburquerque moti i keq shkaktoi rreth 180 aksidente trafiku. Në Teksas 50 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa në New Mexico 10 mijë.

Njoftohet se shtresa e borës në New Mexico ka arritur në 60 cantimetra.

Si rezultat i kësaj në shtetet amerikane Teksas, Oklahoma, Missouri dhe New Mexico është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Gjithashtu në shumë shtëpi dhe objekte të tjera ka dëme të mëdha. Për shkak të dëmeve të mëdha në veri të Teksasit, prefekti Greg Abbott 4 lagje i shpalli “zonë katastrofike”.

– Temperatura të pazakonshme në lindje të vendit –

Në jug dhe në pjesët qendrore të SHBA-ve moti i keq bëri që të “paralizohet” jeta, mirëpo në shtetet lindore janë shënuar temperatura rekorde.

Temperatura e ajrit në Uashington ka arritur në 23 grad Celsius dhe janë temperatura rekorde në 50 vitet e fundit. Në qytetin Orlando të shtetit Florida që nga viti 1921 për herë të parë temperatura ka arritur në 30 grad Celsius, ndërsa në New York në 22 grad Celsius.

Exit mobile version