Site icon PORTALB

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 80-të

Kuvendi i RM-së

Kuvendi i RM-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 80-të me debat për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, sipas procedurës së shkurtuar.

Në rend të ditës janë edhe plotësimet e Ligjit  për rrogat e gjykatësve dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rrogat e prokurorëve publik, të dyja sipas procedurës së shkurtuar.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ilaçe dhe mjete mjekësore, propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, Propozim-ligji  për plotësim të Ligjit  për energjetikë dhe Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për regjistrimin e pagesave të gatshme.

Exit mobile version