Barcelona ka ndaluar ekipin e U-12 që të fotografohen me Raul Gonzalesin.
Diçka e pazakontë ka ndodhur në Miami në një turne që po zhvillohet për grupmoshat U-12, ku pjesëmarrëse janë disa skuadra spanjolle dhe të tjera nga vendet e ndryshme të botës.
I pranishëm në këtë turne ka qenë edhe legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, i cili ka bërë foto me fëmijët e skuadrave spanjolle përveç atyre të Barcelonës.
Kjo pasi, zyrtarët e skuadrës katalunase nuk i kanë lejuar fëmijët të fotografohen me Raulin.
“Raul duke i përshëndetur fëmijët në Miami, përveç atyre të Barcelonës, të cilët nuk u lejuan të fotografohen me të”, shkruan gazetari iCadena Ser, José Ramón de la Morena në Twitter.