LR-PDSH miratoi platformën politike, Sela: Jemi të hapur për bashkëpunim

Lëvizja për Reforma e PDSH-së sot në kuvendin qendror në Gostivar miratoi platformën për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Kryetari i kësaj lëvizje, Ziadin Sela sërish theksoi se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera opozitare shqiptare për të forcuar frontin e tyre opozitar.

“Platformë e cila paraprakisht është konsultuar dhe është sjell nga organet e partisë, në koordinim me aleatin tonë për këto zgjedhje që do të jemi bashkë me Rilindjen Demokratike Kombëtare. Ne jemi të hapur, po e përsërisim, për të gjithë ato që duan të sjellin ndryshimin. Fakti që ne kemi një koalicion me Rilindjen Demokratike Kombëtare dhe Rilindja Demokratike Kombëtare me ne, tregon se ne nuk e kemi vetëm fjalë goje bashkëpunimin opozitar dhe bashkimin opozitar, ne kemi veprim konkret. Dhe të tillë e kemi dhe qasjen, besoj keni dëgjuar deklaratat e mia publike, ne nuk duam shumë të komplikojmë këtë duke krijuar lloj- lloj formacionesh tjera që do të hapin kompeticionet për bashkim opozitar. Vlerësojmë se bashkimi opozitar dhe bashkëpunimi opozitar para zgjedhjeve është veprim politik.”, deklaroi Sela.

Kryetari i partisë tha se në këtë periudhë Lëvizja ka pasur mjaft aktivitete të rëndësishme, në to edhe krijimin e Aleancës Për Shqiptarët, aleancë kjo parazgjedhore me RDK-në që mbështetet në tre pika kryesore edhe atë:

1. Që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të garojmë me lista të përbashkëta;
2. Që të krijohet platforma e përbashkët, që do të përfshijë kërkesat shqiptare dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni dhe
3. Që nëse e fitojmë legjitimitetin nga populli shqiptar në zgjedhje të drejta dhe demokratike, nuk do të bëhemi pjesë e asnjë qeverie në qoftë se Programi i saj qeverisës nuk nis me ndryshimet kushtetuese që shqiptarët dhe maqedonasit t’i bëjë të barabartë në aspekt kombëtar.

Në këtë Kuvend u zgjodh edhe nënkryetari i ri i Lëvizjes nga Kumanova Dukagjin Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button