Zv.ministri Naumov: Maqedonia do të falimentojë si Greqia!

­ Kire Naumov, zëvendësministër i financave në Qeverinë e Nikolla Gruevskit, theksoi se Maqedoninë mund që ta presë i njëjti fat si Greqinë.

I pyetur mbi mënyrën si komunikon me ministrin, ia tha se “Kemi edhe situata konfliktuoze, por komunikojmë.Mendoj se i ndihmoj edhe në momentet kur ka presion për t`i plotësuar dëshirat e Gruevskit, e përkujtoj se nuk është as magjistar e as se paratë mblidhen në dru. Me magji nuk bëhet ekonomi. Do të vijë periudha kur tërë populli do të vuaj. Këtë gjë po e shohim në Greqi. Ministrat e tyre, nga opsioni i djathtë, kanë arritur që të japin 15 paga, t`i rrisin pensionet, të rrisin administratën dhe askush asgjë nuk i ka thënë. Dhe erdhën deri në bankrot. Ekonomist i parë Stavrevski del nga bisedat e përgjuara. Tjetra, gjithçka është politike. Unë kam thënë se është ekonomist i mirë. Dhe kur flas me ekonomistin Stavrevski, kuptohemi shumë mirë. Mirëpo, kur nis presioni politik, nuk mund të kuptohemi. Pas vetos për aukcionet vendore, komunikimi është më i rrallë dhe më pak konstruktiv. U ndryshua atmosfera në tërë ministrinë. Nga e hëna duhet që të merremi vesh për pajtueshmërinë për punësimet e reja që të jetë e përbashkët. Mendoj se përsëri do të kemi problem, pasi që do të trajtohet se punësimet nuk ndikojnë në zgjedhje”, theksoi Kire Naumov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button