Haxhiu: Në vend të deputetëve dhe aktivistëve, në burg të futen Mustafa e Thaçi

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu nëpërmes një postimi në Facebook ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është për keqardhje dhe se ai është shndërruar në gardian të pushtetit të Isa Mustafës.

Ajo ka thënë se në vend të aktivistëve dhe deputetëve, në burg duhet të jenë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, transmeton Koha.net.

“Në vend se prapa grilave të jenë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi edhe për shkak të pasurisë së pajustifikueshme pra të kundërligjshme por edhe për shkak të vendimeve në dëm të Republikës, burgjet po mbushen me deputetë dhe aktivistë që po bëjnë çmos për të ndalë bosnjëzimin e Kosovës dhe faljen e territorit”, shkruan Haxhiu.

Arrestimet e njëpasnjëshme dhe mbajtja në burg e deputetëve dhe aktivistëve, për Haxhiun janë të padurueshme dhe nuk duhet të tolerohen, kështu që ajo ka thënë se në këto rrethana rrëzimi i Qeverisë është i pashmangshëm sepse është i domosdoshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button