Site icon PORTALB

Çair, qytetarët të zhgënjyer nga zgjidhjet e përkohshme

Rrugët “Otokar Kershovan” dhe “Çairska” në afërsi të Bashkësisë Islame vazhdojnë të mbeten të dëmtuara dhe në shumë vende me gropa të hapura, raporton Alsat-M.

Qytetarët thonë se asnjë nga premtimet e dhëna nuk është realizuar ndërsa arnimi i rrugëve nuk është zgjidhje përfundimtare por ajo mbetet vetëm e përkohshme.

“Kurrgjë nuk kanë punuar, veç po prishin, kurrgjë nuk punojnë..Veç i kanë grry para një ose dy vjet, i kanë prish e kanë shtruar një asfalt të hollë andej sa një letër cigare”, thotë një qytetar.

“Na patën premtuar për me ndreq, na gënjyen..Tri herë u pat prish ujësjellësi, erdhën e ndreqën edhe e lan ashtu çel, një vjet ka mbet e hapur, tash më në fund e ndreqën. Tash para një jave e ndreqën, çaty pak e harrnin me asfalt”, shprehet një qytetar tjetër.

Nga Komuna e Çairit bëjnë të ditur se shumë rrugë kanë mbetur në këtë gjendje për shkak të rregullimit të infrastrukturës nëntokësore.

 

Exit mobile version