SPB Shkup parashtroi padi penale kundër J.M.(64) për shkak të dyshimit bazë për veprën penale “Lëndim trupor gjatë dhunës familjare”, transmeton televizioni
Në muajin mars të këtij viti, B.V., djali i të dëmtuarës, gojarisht është dakorduar me të paraqiturën të kujdeset dhe ta ruajë nënën e tij 84 vjeçare N.V. e cila është me lëvizje të rëndë dhe e sëmurë nga sëmundja e Parkinsonit dhe Alzheimerit, për llogari që pa komenzim do t’i mundësojë të jetojë me nënën e tij dhe të kujdeset për të gjitha nevojat e saj financiare, sepse nuk ka pasur shtëpi dhe mjete për ekzistencë.
Në datën 21 të këtij muaji rreth orës 00:30 në rrugën “Dimo Haxhi Dimov”, B.V. përmes video kontrollit të vendosur në banesë në katin përdhes ku jeton nëna e tij së bashku me të paraqiturën J.M., rastësisht ka vërejtur se si e paraqitura fizikisht e ka keqtrajtuar nënën e tij, duke e goditur me duar në kokë dhe në trup, duke e kapur për flokësh dhe duke e shtyrë në krevat. Ka zbritur në katin e poshtëm dhe e ka penguar më tutje sulmin fizik dhe keqtrajtimin e nënës së tij, pas së cilës e ka dëbuar nga shtëpia e tyre.
J.M. disa herë edhe në muajt paraprakë pa rast dhe arsye e ka keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarën.
Mbrëmë J.M është privuar nga liria dhe me të policia ka bërë bisedë zyrtare.