Site icon PORTALB

Zyrtare: Anulohen të gjitha fluturimet në Aerportin “Adem Jashari”

Aerporti Adem Jashari

Zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës, kanë konfirmuar se sot nuk do të realizohet asnjë fluturim për shkak të mjegullës së dendur.

Zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari” , Valentina Gara, ka thënë se që nga mesnata, në aeroportin e Prishtinës nuk është realizuar më asnjë fluturim. Ajo ka thënë se shkak është mjegulla e dendur e cila po mbretëron ditën e sotme.

“Qysh mbrëmë në mesnatë nuk është realizuar më asnjë fluturim. Ndërkaq sot të gjitha fluturimet janë anuluar”, ka thënë Gara.

Exit mobile version