Site icon PORTALB

VV: Do të ketë sërish gaz, deri në dorëheqjen e Qeverisë

Aida Dërguti

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti në një konferencë të thirrur nga kjo Lëvizje ka thënë se aktivistët e VV-së po arrestohen nga Policia e Kosovës, vetëm pse kundërshtuan marrëveshjen për të cilën Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit, raporton Indeksonline.

“Mbrëmë Policia e Kosovës ka marrë një veprim për arrestimin e deputetëve të VV-së të cilët po arrestohen për kundërshtimin e marrëveshjeve. Isa e Thaçi nuk po e ndalin represionin, edhepse Gjykata Kushtetuese e tha vendimin e saj se ata e shkelën Kushtetuën”, ka thënë Dërguti.

Dërguti ka theksuar se dialogu në mes pozitës dhe opozitës nuk ka më kurrfarë kuptimi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar nga Policia e Kosovës të mos vazhdojnë me arrestimin e aktivistëve.

“Ne ju bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të mos arrestoj më aktivistë. Nuk ka kuptim për dialog me pozitën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë tutje Dërguti.

Nënkryetarja e VV-së, nëjherësh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka paralajmëruar sërish bllokim të seancave me gaz lotësjellës, deri në dorëhqjen e kësa qeverie.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,për marrëveshjen e “Zajednicës” kjo qeveri nuk ka legjitimitet që të jetë në krye të shtetit, pasiqë është shkelur Kushtetuta. Do të ketë përseri gaz lotësjellës derisa të dorëhiqet kjo qeveri”, ka paralajmëruar në fund Dërguti.

Exit mobile version