Pritja publike e Vitit të Ri në Paris do të organizohet edhe përkundër situatës së jashtëzakonshme pas sulmeve të mëparshme terroriste, por këtë herë pa fishekzjarrët spektakolarë, vendosën autoritetet e qytetit.
Vendimi vijoi pas shqyrtimit disaditësh të situatës nga ana e policisë parisiene dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës, për shkak të situatës së jashtëzakonshme e cila në vend është shpallur pas sulmeve terroriste të kordinuara në disa lokacione në Paris.