Site icon PORTALB

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës

Foto ilustrim

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 32-vjeçari pak pas mesnatës.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Shkozetit, raporton “Shekulli”. Viktima është A.Sh, 32 vjeç, banues në Durrës, ndërsa të plagosur kanë mbetur A.B, 30 vjeç, dhe Q.K., 58 vjeç.

Mësohet se një makinë tip “Reault Megane” është përplasur me një mjet të tipit “Benz”.

Exit mobile version