Tetë persona raportohet se kanë humbur jetën nga një tornado i fuqishëm në Teksas, duke çuar në 26 numrin e të vdekurve nga stuhitë e kësaj jave në Shtetet e Bashkuara.
Tornadoja në dhe përreth qytetit Dallas ka dëmtuar ose shkatërruar dhjetëra shtëpi.
Aeroporti në Dallas, njëri nga më të ngarkuarit në Shtetet e Bashkuara, ka pezulluar të gjitha fluturimet për më shumë se një orë.
Si pasojë e stuhive të kësaj jave në SHBA, 18 persona janë raportuar të vdekur në Misisipi, Tenesis, Arkansas dhe Alabama.
Meteorologët thonë se temperaturat e larta, të pazakonta në këtë kohë, i kanë kontribuuar fuqisë së stuhive.