Site icon PORTALB

Fitojnë City dhe Liverpooli

Benteke duke festuar golin

Për Manchester Cityn ka shkëlqyer treshja sulmuese, Raheem Sterling, Kevin De Bruyne dhe Wilfried Bony të cilët shënuan nga një gol, derisa golin tjetër e shënoi Yaya Toure, derisa për Sunderlandin shënoi Fabio Borini.

Në anën tjetër Liverpooli i Jurgen Klopp i është rikthyer fitores në  Premierligë duke e mposhtur liderin me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm e ka shënuar Christian Benteke i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 38’të të takimit.

Kjo fitore e rendit Cityn në pozitën e tretë në tabelë me 35 pikë, derisa Liverpooli gjendet në pozitën e tetë me 27 pikë.

Exit mobile version