Mbahet Asambleja e Femrës së LR-PDSH-së: Arta Toçi zgjidhet kryetare

Është mbajtur mbrëmë Asambleja e Femrës të Lëvizjes për Reforma në PDSH, formacion që përfshin gjithë strukturën e gjinisë femërore të Lëvizjes. Kjo strukturë u formësua në Asamble pas kuvendeve të femrës të mbajtura në të gjitha degët e Lëvizjes.

Asambleja përfshin kryetaret e femrës nga të gjithë degët, ndërsa në nivel republikan kryetare u zgjodh profesoresha nga Tetova, Arta Toçi e cila para asamblistëve tha se do të mundohet që të risë përfaqësimin kualitativ të femrës në politikë. Gjithashtu Toçi prezantoi edhe një sërë aktivitetesh që do të ndërmerr në të ardhmen asambleja e femrës.

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela para të pranishmëve shprehu kënaqësinë e tij për organizimin dinjitoz të Asamblesë së Femrës ndërkaq u shpresë se ashtu si në realitet që femra shqiptare është themeli i shtëpisë, ajo do të vazhdojë të jetë në themelet e organizimit politik të Lëvizjes. Sela tha se pikërisht për qëllimin e përfaqësimit sa më dinjitoz të femrës shqiptare, organizimi i saj në nivel Asambleje u ngrit në Lëvizjen për Reforma në PDSH.

Fjalë rasti në Asamble mbajti edhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Arben Taravari i cili u shpreh se është tejet i kënaqur për organizimin kaq dinjitoz të femrës në Lëvizjen për Reforma. Gjithçka fillon nga femra, nga nëna dhe gruaja shqiptare dhe instinkti i saj për të përcjellë mirësinë dhe përkujdesin është i veçantë gjë që e përcjellin vetëm nënat. Për këtë qëllim, Taravari tha se është e nevojshme pikërisht këto veti të përcillen edhe ne politikën shqiptare në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button