Spasovski :Të përfshirët në skandalin e letërnjoftimeve do të mbajnë përgjegjësi

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski është i bindur se të gjithë personat e përfshirë në skandalin e letërnjoftimeve do të mbajnë përgjegjësi, njofton Alsat M.

I pyetur se si ka mundësi që një pjesë e “bombave” janë gjetur në kompjuterin e njërit prej të dyshuarve, nëse atij i janë dhënë nga opozita apo dikush ia ka imponuar, Spasovski thotë se informacionet që qarkullojnë në disa media se LSDM ka gisht në skandalin e letërnjoftimeve dalin nga një qendër e vetme që ka qëllime politike.

Spasovski në një intervistë për gazetën “Utrinski Vesnik” nuk komenton rolin e Zahir Bekirit dhe Adnan Sumës në aferën e letërnjoftimeve por kujton se Prokuroria nuk ka kërkuar arrestime në lidhje me rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button