Site icon PORTALB

Pritja e Vitit të Ri në Paris e zymtë dhe me shumë polici

Paris

Pritja e Vitit të Ri në Paris do të organizohet pavarësisht situatës së jashtëzakonshme pas sulmeve terroriste të disa javëve më parë, por kësaj radhe pa “spektaklin” e fishekzjarrëve  dhe ekstravagancën, që e bëjë këtë qytet një nga destinacionet më atraktive botërore në këtë pjesë të vitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pritja e Vitit të Ri në bulevardet dhe në “Champs-Elysees”, do të organizohet pa fishekzjarre dhe nën masa të forta të sigurisë, paralajmëruan autoritetet e qytetit të Parisit.

“Kemi vendosur ta presim Vitin e Ri në mënyrë të matur”, deklaroi kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo për javoren franceze “Le Journal du Dimanche”.

“Organizimi i spektakleve është shenjë se nuk do të biem pas sulmeve në Paris”, tha Hidalgo.

Exit mobile version