Site icon PORTALB

Maqedoni, janë dhënë 3.275 vërtetime për të drejtë të azilit

Refugjatët

Gjatë ditës së djeshme janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit për gjithsej 3.275 shtetas të huaj.

Prej të cilëve 1.312 janë të gjinisë mashkullore, 687 të gjinisë femërore, 1.268 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe tetë fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, sipas MPB-së më të numërt janë shtetasit e Sirisë – 1.305, Irakut 1.048 dhe Afganistanit 922.

Në periudhën nga 19.06.2015 deri më orën 24 janë dhënë vërtetime për gjithsej 369.277 shtetasve të huaj, nga të cilët 201.176 janë të gjinisë mashkullore, 61.869 të gjinisë femërore, 88.178 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 18.061 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë- 207.296, pastaj të Afganistanit – 91.096, Irakut – 49.444, Iranit – 6.231, Pakistanit- 5.416, Palestinës – 2.158, Somalisë- 1.276, Bangladeshit- 1.253, Marokut- 1.317, Kongos – 514, Algjerisë – 453, Libanit- 434, Nigerisë – 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Exit mobile version