Site icon PORTALB

Nuk ka krizë për Benitezin, mbetet në Madrid

Rafa Benitez

Rafa Benitez

Rafa Benitez nuk do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Real Madridit, ka thënë menaxheri i tij, Manuel Garcia Quilon. Spanjolli është nën presion të madh si nga tifozët ashtu edhe nga futbollistët pas rezultateve të jo të mira të skuadrës.

Por Quilon mendon se spekulimet për një shkarkim të mundshëm të tij nuk kanë lidhje me realitetin. “Spekulimet nuk na interesojnë. Ne jemi njerëz të futbollit që e dimë se si funksionojnë situata të caktuara. Besoj se Rafa do të mbetet në Real sepse nuk ekziston asnjë arsye për ta menduar të kundërtën”.

Exit mobile version