Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ngjashëm me atë të ditëve të kaluara. Sot na pret mëngjes i ftohtë me mjegulla, ndërkaq pasdite pritet që moti të jetë më i kthjellët, madje, në vende-vende pritet të ketë edhe paraqitje të kohëpaskohshme të diellit, njofton Portalb.

Ashtu sikur edhe dje, relativisht niveli i mjegullave gjatë orëve të hershme të mëngjesit pritet që të jetë më i lartë, ndërkaq pasdite pritet që i njëjti të ulët.

Temperaturat e mëngjesit në mbarë vendin do të jenë nën 0, gjegjësisht temperatura minimale do të arrijë deri më -4 gradë celsius, ndërkaq temperatura maksimale do të shënohet gjatë ditës, 15 gradë celsius.

Edhe Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, me mjegulla dhe temperatura të ulëta gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës do të ketë mot të kthjellët dhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit.

Temperaturat në Shkup do të lëvizin nga -2 deri më 0 gradë celsius në mëngjes, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat do të lëvizin nga 6 deri më 12 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button