Na u rrit face-statusi na u bë lajm

[Recension: “Mehmeti: Na qoftë për jetë e mot themelimi i Universitetit Shtetëror në gjuhën shqipe “Nënë Tereza” në Shkup”]

Rrjetet sociale çdo ditë e më tepër bëhen si portë e parë hyrëse në Ueb, dhe sa vjen e intensifikohet roli i tyre si postë elektronike për të komunikuar, duke spostuar e-maili-in si medium i cili është krijuar ekskluzivisht për këtë funksion. Pas Google-it, Facebook-u me mbi 500 milion përdorues në botë, shkon drejt qendërzimit të vetes në botën kibernetike. Funksionet e këtij rrjeti social janë të shumta dhe përgjithësisht njihen nga përdoruesit. Pyetja kryesore është: A ka menduar ndonjëherë autori i këtij rrjeti se kjo dritare do të përdoret për të bërë gazetari nëpërmjet statuseve që postohen aty?

Linku për te artikulli origjinal: “Mehmeti: Na qoftë për jetë e mot themelimi i Universitetit Shtetëror në gjuhën shqipe “Nënë Tereza” në Shku

Data dhe koha e publikimit: 21.12.2015, ora: 10:44

Data e recensionit: 23.12.2015Recension: Mehmeti: Na qofte per jete e mot themelimi i Universitetit Shteteror ne gjuhen shqipe "Nene Tereza" ne Shkup

Recensues: Agron Vrangalla

Si duket mediat e vendit tonë kanë shumë punë për të bërë derisa të arrijnë nivelin e duhur të korrektësisë në shkrimin dhe raportimin e lajmeve. Janë ca rregulla të vogla që determinojnë parimet e gazetarisë dhe të shkruarit në mënyrë profesionale. Më shumë portalet dhe më pak gazetat, arrijnë që çdo ditë të bëjnë së paku 5-6 gafa profesionale që janë të dukshme me sy të lirë. Një lajm i botuar në zhurnal.mk me titull,“Mehmeti: Na qoftë për jetë e mot themelimi i Universitetit Shtetëror në gjuhën shqipe “Nënë Tereza” në Shkup” është bërë lajm vetëm për një status facebook-u, të postuar nga deputetja nga radhët e BDI-së, Ermira Mehmeti, asgjë më tepër. Nuk futemi të analizojmë statusin e saj sepse të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë të drejtë për të shprehur çfarë të kenë dëshirë, por kjo nuk ka lidhje me gazetarinë. Gazetaria nënkupton sistemin e lidhshmërisë së deklaratave dhe verifikimit të fakteve brenda një teksti, e sidomos brenda një lajmi. Facebook-u është perfekt për të shfrenuar fantazinë, për të shfaqur mllefin, për të vetaktualizuar veten, për të promovuar punën tënde e shumë e shumë elementë të tjerë, por ai nuk mund të konsiderohet si burim i vetëm  informacioni. Mund të merret si spunto për të bërë më shumë.

Marrja e statusit nga rrjetet sociale mund të konsiderohet edhe si burim, në rast specifike, por në nëdrtimin e lajmit duhet të përfshihene dhe palë të tjera.  Kopjimi i statuseve dhe bërja lajm nga ana tjetër duhet parë me kujdes edhe për faktin se afirmohet vetëm një qëndrim, që pastaj hyn në propagandë. Aq më shumë kur kjo bëhet me qëndrimin vetëm të një politikani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button