Site icon PORTALB

Milan me lajm të mirë për tifozët

Jeremy Menez

Jeremy Menez

Anësori i Milanit, Jeremy Menez, që po mungon që një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi, duket se do të rikthehet në fushën e gjelbër që nga janari i vitit 2016.

Mediat italiane shkruajnë se rikuperimi i francezit është duke shkuar më së miri dhe pritet të jetë i gatshëm për Mihajlovicin në fund të janarit.

Menez sezonin e kaluar ishte lojtari kryesor i Milanit, por këtë edicion, pas rikthimit në fushë, do t’i duhej të mposhtë konkurrencën e futbollistëve si, Carlos Bacca, Luiz Adriano, Mario Balotelli dhe M’Baye Niang që janë katërshja e sulmit të kuqezinjve.

Exit mobile version