Site icon PORTALB

Kalendari historik, ka lindur Isaac Newton dhe vdiq Charlie Chaplin

Charlie Chaplin

Charlie Chaplin

Ndër ngjarjet historike që kanë ndodhur në këtë ditë, Anadolu Agency (AA) ka veçuar:

1642 – Ka lindur matematikani, fizikani dhe astronomi anglez Isaac Newton, themeluesi i fizikës moderne.

1741 – Fizikani suedez Anders Celsius publikoi zbulimin e shkallës së 100 gradëve për matjen e temperaturës, bazuar në temperaturat e ngrirjes së ujit.

1914 – Në Lufta e Parë Botërore në Frontin Perëndimor ka hyrë në fuqi jozyrtarisht “armëpushimi i Krishtlindjeve” kur ushtarët britanikë dhe gjermanë ndaluan zjarrin, dhe u takuan në zonën neutrale.

1963 – U shfaq filmi vizatimorë “Shpata në gur” e Walt Disney.

1974 – Cikloni Tracy pothuajse tërësisht kishte shkatërruar qytetin australian Darvin.

1977 – Vdes aktori, skenaristi, regjisori dhe producenti anglez Charlie Chaplin, një nga pionierët e kinemasë dhe një ndër artistët më të mëdhenj në historinë e filmit.

1990 – Shfaqet premiera e filmit “The Godfather 3” (Kumbari III).

1991 – Mihail Gorbaçov dha dorëheqjen zyrtarisht si president i Bashkimit Sovjetik.

2010 – Bie bora e parë në 128 vitet e fundit në Atlanta, në SHBA, ku pati ndikuar negativisht  në trafikun ajror. Atëherë, për shkak të dëborës kishin ndodhur realizime të parregullta të më shumë se 500 fluturimeve.

Exit mobile version