Site icon PORTALB

Kryeministri indian në vizitë historike në Pakistan

Kryeministri indian në vizitë historike në Pakistan

Kryeministri indian Narendra Modi ka aterruar  në Pakistan në një vizitë të papritur gjatë së cilës pritet  të takohet me homologun e tij pakistanez Naëaz Sharif.

Modi ishte duke u kthyer  në Indi nga Afganistani, kur  u ndal në qytetin lindor të Lahores.

Ai me këtë rast bëhet kryeministri i parë indian që e viziton Pakistanin që nga viti 2004.

Tensionet mes dy fqinjëve ishin  të larta në vitet e fundit, por marrëdhëniet mes tyre së fundmi kanë filluar të përmirësohen.

Të dyja vendet kanë luftuar në tri luftëra që nga pavarësia e tyre nga Britania në vitin 1947, dy prej të cilave u bën për Kashmirin..

Territori i Kashmirit pretendohet nga të dyja vendet dhe  ka qenë një pikë e nxehtë mes tyre për më shumë se 60 vjet.

Një armëpushim mes Indisë e Pakistanit u arrit  në vitin 2003 por fqinjët shpesh akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të tij, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Exit mobile version