Avionët rusë kanë bombarduar vendbanimet Arbin në Gutën lindore në Damask, ku si pasojë kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa 45 të tjerë janë lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e Mbrojtjes Civile të Arbinit për AA konfirmuan se avionët rusë kanë bombarduar vendin Arbin, i cili është nën kontroll të opozitës.
Ata më tej shtuan se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë. Personat e plagosur janë dërguar në spitalet e improvizuara në këtë vend.
Ekipet e Mbrojtjes Civile po bëjnë përpjekje që të nxjerrin trupat e pajetë që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave.