Site icon PORTALB

Regjimi i Assadit pohon se është i gatshëm të bisedojë për paqen

Walid al-Moallem, ministri i Jashtëm sirian

Damasku është i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet për paqen në Siri, ka thënë të ënjtën ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moallem, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia siriane e lajmeve SANA, Al-Moallem gjatë vizitës në Kinë, tha se qeveria e tij është e gatshme të marrë pjesë në bisedimet për Sirinë në Gjenevë pa pjesëmarrës ndërkombëtar.

Njëkohësisht, Ahmed Tuma, Kryeministri i përkohshëm i koalicionit kombëtar sirian për opozitën, tha se opozita ka pranuar të bisedojë me regjimin e Assadit vetëm për të lehtësuar krizën humanitare që ka goditur popullin sirian, duke theksuar se kjo është mundësia e tyre e vetme për të ndaluar gjakderdhjet.

“Sulmet ruse kanë vrarë 5.348 civilë në 85 ditë”, ka thënë Tuma, duke shtuar se Rusia i konsideron forcat opozitare terroristë, duke përfshirë edhe Ushtrinë Siria e Lirë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, së paku 250.000 njerëz janë vrarë në Siri që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.

Exit mobile version